Një hapësirë dhjetëra hektarësh është djegur në fshatin Bajsk të Vushtrrisë.

Sipas një lexuesi të DrenicaPress, ka djegur kullotat dhe shumë pemë. Në rrezik ka qenë edhe një fermë e pulave dhe një fabrikë tjetër në fshat.

Sipas tij, zjarri po vazhdon dhe në rrezik janë edhe shtëpitë e këtij fshati, por që nga zjarri janë prekur edhe arat e fshatit Pasomë./Drenicapress