Devolli : Ne nuk i vendosëm panot fyese

Kompania “Devolli” është distancuar nga panot fyese të vendosura në qytetin e Pejsë dhe Gjakovës gjatë ditës së djeshme.
Kompania “Devolli”përmes një komunikate për media ka njoftuar se panot e vendosura, ishin pa autorizimin e Bordit Menazhues të kësaj Kompanie.
Bordi i kësaj ndërmarrje bën me dije se ka fiiluar të hulumtojë këtë rast ku është perdorur llogo e kompanisë pa autorizimin e tyre,duke shfaqur përmbajtje të papërshtatshme.
Kompani distancohet nga veprimet e tilla duke e inkurajuar fjalën e lirë nga kushdo, pavarësisht a është në pajtim me qendrimet e tyre.
Ne do të mbesim të përkushtuar ndaj punës sonë dhe do të ndjekim vetëm normat etike dhe procedurat gjyqësore nëse vlerësojmë se ndonjë veprim i padrejtë bëhet kundër interesave të kompanisë sonë, përfundon komunikata.thuhet në komunikaten e kompanisë Devolli.
Gjatë ditës së djeshme në Pejë dhe Gjakovë ishin vendosur disa pano ku reklamohej “ushqimi për kafshë” në të cilat ishin fyer gazetari Berat Buxhala dhe deputetja Margarita Kadriu, pas kësaj kishin reaguar edhe Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës, të cilët i kishin cilësuar si fyerje dhe pengim të fjalës së lirë duke e kundërshtuar linçimin e përsonave në fjalë./Infodirekt.tv/