Devollët me kampanjë raciste ndaj gazetarit Berat Buzhala

Fushata linçuese e kompanisë Devolli kundër gazetarit Berat Buzhala është shtrirë në tërë Kosovën. Por, pavarësisht kësaj, institucionet heshtin. Express ka kontaktuar me kompaninë që menaxhon reklamat e Devollëve, Zero Pozitive dhe Kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, por ata nuk kanë dashur t’iu përgjigjen pyetjeve të gazetës.

Korporata Devolli ka shpërndarë në qytetin e Pejës billborde ofendues për redaktorin e Gazetës Express, Berat Buzhala. E përgjithësinë për shpërndarjen e këtyre postereve nuk po guxon ta marrë askush.

Për këta poster ofendues po heziton të flas edhe kompania që menaxhon reklamat e kompanisë Devolli, Zero Pozitive Public. Sipas tyre, përgjegjësi i kompanisë për shpërndarjen e billbordave nuk është në zyre.
E kjo e pamundësojë kontaktin me të, pasi të tjerët nga kjo kompani nuk mund të flasin për këtë.
“Nuk dimë ne, pyet në recepsion”, përgjigjet në telefon dikush i departamentit për media i Zero Pozitive.
E recepsionistja na thotë se sot nuk mund të na përgjigjet askush, se personat kompetent janë në takime, e tjerët nuk dinë gjë për këtë punë.
Për shpërndarjen e këtyre postereve nuk po është në dijeni as kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Edhe pse për ofendim të tillë të gazetarit Buzhala janë përdorur hapësirat e qytetit që ai menaxhon, megjithatë Muhaxhri nuk e din se as çka do të ndërmarr ndaj këtyre postereve, të paktën përderisa nuk i ka parë vet.
“Ta shoh. Duhna me këqyr çka mundem me bo”, thotë ai.
Kjo fushatë e Korporatës Devolli ndaj gazetarit Berat Buzhala ka nisur pas publikimet të fakteve nga Gazeta Express ku dëshmohet se kjo kompani po u shet qytetareve të Kosovës ushqim të kafshëve – krunde të paketuara si miell për bukë.
Express është i vetmi medium që ka guxuar të publikoj këto dëshmi. Dhe këtë betejë e ka nisur vet, duke mos u përkrahur as nga mediat tjera, të cilat ende vazhdojnë të heshtin ndaj krundëve që Devolli po servonë në tryezat tona.?(Express)
Loading...