Detaje nga aksidenti në Rrugën “B”: Vdes një grua, arrestohet shoferi i veturës 20 vjeç

Dje rreth orës 16:00, në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësore. Bëhet fjalë për gruan me inicialet L.A (30-vjeçare). Lëndime trupore ka pësuar edhe një femër tjetër 23 vjeç.

Për këtë rast policia ka arrestuar shoferin e veturës L.M (20 vjeç), tha Policia, transmeton Gazeta Express.

Loading...

“Ngasësi i automjetit BMW, L. M., mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Trupi i viktimës L. A. është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.