Dëshpëruese, Feniksi i Drenasit tërhiqet nga të gjitha garat e futsallit

Skuadra e Drenasit, Feniksi ka njoftuar tërheqjen nga garat e futsallit në kampionatin e Kosovës.

Loading...

Feniksi, klubi i trofeshëm në fusallin e Kosovës me shtatë tituj kampion dhe gjashtë Kupa, ka njoftuar tërheqjen nga të gjitha garat.

Është vet klubi nga Drenasi që me anë të një postimi ka zbuluar tërheqjen e cila sipas tyre është e detyrueshme dhe e dhimbshme.

Më poshtë keni postimin pa ndërhyrje të Feniksit:

Dëshpëruese…

Pas analizës të të gjitha detajeve dhe pas disa vitesh pjesëmarrje në futsallin vendor dhe atë ndërkombëtar , duke prezantuar vlerat e sportit dhe paraqitjes njerëzore në çdo hap para syve të të gjithëve, skuadra e Fc Feniks ka vendosur të ndërpres pjesëmarrjen në garat kampionale dhe garave për kupë duke u tërhjekur nga çdo aktivitet sportiv.

Është vendim i dhimbshëm por i menduar gjatë dhe detajisht që sjell deri tek ky hap jo edhe i lehtë për ne, që ndër vite i kontribuam sportit me paraqitje dinjitoze dhe me vlera të sjelljes sportive, duke u renditur tashmë si skuadra më e suksesshme e futsallit kosovar që nga themelimi i saj.

Duke falënderuar mbështetësit e deritanishëm dhe gjithë akterët pjesëmarrës në skuadër, lojtarët e deritanishëm, trajnerët dhe staffin e tyre përcjellës , urojmë që të jemi skuadra e fundit e sportit kosovar që merr një vendim të tillë.

Falënderime të përzemërta për tifozët tanë të veçantë nga qyteti i Drenasit, dhe jo vetëm.

Suksese në vazhdimsi dhe falënderime të gjitha skuadrave rivale që kemi patur deri sot.

Feleminderit Kosovë, UEFA dhe ju dashamirë të sportit. /Telegrafi/