Shkruan: Elda Shabani, psikologe

…te ikësh nga Shqipëria ..do te thotë te shpëtosh fëmijët nga llumi me i zi….

Gjate kohës qe qëndrova ne Shqipëri duke përgatitur plane te ndryshme. Për një moment u ndala duke ndërruar plane…

Pasi pash njerëz qe ishin bërë dyfytyrësh ndoshta faji i sistemit gënjeshtar ne Shqipëri. Apo ndoshta për shkaqet e karakterit te tyre te prishur…

Pash miq kolege qe drogoheshin dhe kurveronin si te çmendur…

Pash nëna që bridhnin në orë të vona duke lënë fëmijët vetë në shtëpi dhe të pa ushqyer…

Pashë gra e burra te rrezikshëm duke mashtruar persona qe e fitonin paranë me djerse…

Pashe miket e dikurshme ku karakteri i tyre ishte bere si i dhelprës. Zhvatëse e xhepit tek miku me i mire…të pangopur nga respekti…egoiste..

Pashe familjare qe ta mbyllen derën ..

Pashe kolege ku te përqafonin dhe komplimentonin në gjuhen e interesit..

Pashe fëmije ku ne moshën 14 vjeçare te prezantonte te dashurin bos…

Pash mike ku pa turp ne tavolinën qe i ofroje kafen apo një dreke për tu çmallur…numëronte dashnoret ..ku bisedat me interesante ishe xhepi i meshkujve..

E pash e çfarë nuk pashe…

Pash një numër te vogël te miqve te mire. Ku do i ruaj si sytë e mi…

E si valle mund te ndërtohen fëmijët në një te ardhme tek ai vend?

Ku gënjeshtra, mashtrimi, akuzimi, morali i piset, kurvëria, droga, mosmirënjohja … triumfojnë ?…

Duke pare te gjitha këto ..u ula diku ne natyre. Në një vend të qetë e fillova të falënderoj Perëndinë ,që ka bërë të mundur shume Shqiptare te jetojnë në shtete te ndryshme të Evropës…ku integrimi i atij shteti ku jetoni është i domosdoshëm dhe i detyruar për ta kuptuar jetuar apo praktikuar…

Mos i përzini traditat në një vend te huaj. Por mësoni..

Tradita lindi vetëm ne vendin ku jeni rritur dhe lëreni aty te vdes..

Tradita te gabuar apo te mira. Vazhdoni te zbuloni disiplinën…

Disiplina, morali, kultura, dashuria… janë ilaçi me i mire për shpirtin tuaj për jetën tuaj….

Prandaj jam e lumtur qe jetoj ne një Shtet si Zvicra për shume vite me dha shume më integroi mire si nënë. I dha fëmijëve te mi ..shkollim. Dhe një diplomë te vlefshme…

Mbi te gjitha dhuroi kulturën tek fëmijët. Ku sot unë gëzoj përgjigje dhe komunikim te përsosur me fëmijët e mi….

Me lot them: e dua vendin tim te bukur Shqipërinë…por larg njerëzve, miqve, familjareve te korruptuar…

Shume pashe…..por vazhdova udhën …

Kaq kisha

Elda⚘