Derbin e shqiptarëve, e fiton Xhaka

Derbi i shqiptarëve në Bundesligë, i takon Granit Xhakës, që me Borussia Moenchengladbach mundi Paderbornin e Alban Mehës, me rezultat 2:0.
Granit Xhaka startoi që nga fillimi dhe luajti plot 90 minuta. Po ashtu edhe Alban Meha e filloi nga minuta e parë dhe luajti deri në fund.
Për  fitoren e Moenchengladbach  shënuan Johnson në minutën 18’ kurse Herrmann 82’.
Moenchengladbach ka gjithsej 40 pikë, dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa Paderborn me 23 pikë, në vendin e 16. Drenicapress