Derbi i takon Romës (video)

 

Roma ka fituar derbin lokal me Lacion dhe derbin e kësaj jave në Itali.

Të përzgjedhurit e Rudi Garcias morën tri pikë të artë në këtë takim që i mundëson kualifikim direkt për në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë më gjithë rastet që patën skuadrat, gola nuk pati.

Goli erdhi vetëm në pjesën e dytë dhe atë në minutën e 73-të me Iturben.

Lazio u kundërpërgjigj me Filip Djrodjevic, 8 minuta para fundit.

Tre minuta më vonë Roma riktheu epërsinë, pas një harkimi në zonë më së miri u gjend Yang Mbia që shënoi me kokë për 1-2.

Kur ka mbetur vetë edhe një xhiro, Roma siguron kualifikimin direktë për në Ligën e Kampionëve, kurse Romës i duhet vetëm edhe një pikë, pasi ka Napolin prapa me tre pikë./DrenicaPress/