Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka dalë në krah koleges së saj, Flora Borovina, e cila është kritikuar për shkak të publikimit të një fotografie.

Musliu ka thënë se Brovina është dhe do të mbetet një heroinë.

“Flora Brovina një jetë ia ka kushtuar atdheut pa kërkuar asnjëherë kompensim për asgjë. Për shumë gra e femijë që u rritën me kujdesin e saj Flora është dhe do mbetet një heroinë Për shumë gra e vajza Flora është inspirim se si duhet punuar e sakrifikuar për vendin. Ndjehem me fat që kam përkrah një heroinë si ty Flora Brovina!”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.