Depueti pa asnjë pronë që jeton me qera (Dokument)

Mund të duket e çuditshme por deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk ka pasuri të palujtshme.

Loading...

Ndonëse ka të ardhura vjetore rreth 20 mijë euro, deputeti i Alternativës Ilir Deda, ka deklaruar se nuk ka pasuri të lujtshme dhe të palujtshme dhe se jeton me qera, raporton Magazina.al

Në deklarimin e pasurisë, deputeti Deda i cili është edhe ligjerues në një kolegj privat, ka të kursyera në një bankë në Prishtinë 1400 euro.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë të zhytur në kredi, ku në tri banka kanë rreth 40 mijë euro detyrime financiare./Magazina.al/