Demostratë për Oscarin, shumica e votuesve janë të bardhë

Edhe pse mbi 6000 anëtarët e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit që ndan çmimet Oscar nuk dihen, një hulumtim i Los Angeles Times ka zbuluar se 94% e anëtarëve janë të bardhë, 77% prej të cilëve janë meshkuj, me moshë mesatare prej 62 vitesh.
Grupet për mbrojtjen e të drejtave civile kanë vendosur të protestojnë kundër mungesë së diversitetit në nominimet për Oscar, duke mos marrë pjesë, protestuar dhe duke kërkuar bojkot ndaj ceremonisë së 22 shkurtit që mbahet në Los Angjelos.
Asnjë aktor nga grupet minoritare nuk është nominuar sivjet. Prandaj, grupet “National Action Network”, “Southern Christian Leadership Conference” dhe “Los Angeles Urban Policy Roundtable” i kanë thënë Reutrs se do të mbajnë një demonstratë të dielën para ceremonisë.
Edhe pse mbi 6000 anëtarët e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit që ndan çmimet Oscar nuk dihen, një hulumtim i Los Angeles Times ka zbuluar se 94% e anëtarëve janë të bardhë, 77% prej të cilëve janë meshkuj, me moshë mesatare prej 62 vitesh.
Se a lidhet kjo me mungesën e grupeve etnike minoritare në katër kategoritë e nominimit, nuk dihet sigurt, mirëpo mos nominimi i aktorit britanik David Oyelowo dhe regjisores Ava DuVernay (të dy me ngjyrë), nxiti reagimin e komunitetit në Twitter, të quajtur “#OscarsSoWhite”, apo në shqip, “Oscar-ët kaq të bardhë”. /kultplus/