Demarkacioni nën kërcënimin e kolapsit të marrëveshjes

Marrëdhëniet Kosovë – Mali i Zi mund të futen në qorrsokak shkaku i marrëveshjes së demarkacionit. Pavarësisht këtyre rreziqeve, Qeveria e Kosovës është përcaktuar ta qesë në votim para deputetëve më 1 shtator, duke refuzuar t’i kërkojë Malit të Zi rishikimin e saj.

Loading...

E nëse ajo hedhet poshtë nga deputetët e Kuvendit, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare kanë paralajmëruar pasoja, të cilat do të infektojnë edhe procese të tjera, shkruan sot “Koha Ditore”.

Juristi Vigan Qorrolli, ka thënë se mosratifikimi i Marrëveshjes do të thotë krizë edhe më te thellë politike se aktualja, ku hendeku mes palëve do të thellohet edhe më tej. Kjo situatë, sipas tij, me patjetër që do ta afektojë edhe palën tjetër, Malin e Zi, të cilit duhet t’i kërkohet rishikimi dhe rinegocimi i një marrëveshjeje të re për kufirin mbi kritere të tjera metodologjike.