Demaku: Të akuzuarit në “Drenica 2” u dënuan në bazë të dëshmisë së një të sëmuri mendor

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po diskutohet për rastet e famshme gjyqësore “Drenica 1” dhe “Drenica 2”.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku, një ndër të akuzuarit në rastin “Drenica 2”, për vrasje, rrahje e tortura ndaj civilëve gjatë luftës, ka thënë se “trupi gjyqësor ishte pothuajse i njëjtë në të dy rastet”.

Loading...

Ai ka treguar se të akuzuar në rastin “Drenica 2” ishin dhjetë persona, të cilët janë dënuar me 40 vjet burgim.

Demaku ka thënë se të akuzuarit në rastin “Drenica 2” janë “dënuar me dëshminë e një dëshmitari”.

“Me dëshminë e dëshmitarit A”, ka theksuar Demaku në T7.

Sipas Demakut, personi që i ka akuzuar ka probleme mendore, sikur edhe familjarët e tij.

Ai ka thënë në “Pressing” se edhe mjeku ka dëshmuar që familjarët e tij kishin probleme mendore. /Express/