Demaku: Dikush ndërhyri për ta mbajtur në burg Sylejman Selimin, pas një vendimi për ta liruar

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po diskutohet për rastet e famshme gjyqësore “Drenica 1” dhe “Drenica 2”.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku, një ndër të akuzuarit në rastin “Drenica 2”, për rrahje e tortura ndaj civilëve gjatë luftës, ka folur për refuzimin e Gjykatës Supreme për ta liruar nga burgu Sylejman Selimin, i akuzuar në “Drenica 1” dhe “Drenica 2”.

Loading...

Demaku ka thënë se një komision për lirim me kusht kishte vendosur për të liruar Selimin nga burgu, por Gjykata Supreme kishte nxjerrë menjëherë një vendim tjetër që dëmton atë.

Sipas tij, dikush ndërhyri për ta mbajtur në burg Sylejman Selimin, pas vendimit për ta liruar atë.

Demaku ka vlerësuar se mbajtja e Sylejman Selimit në burg përbën ndërhyrje në drejtësi.

Ai ka theksuar se Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendim në favor të të akuzuarve, me arsyetimin se u janë shkelur të drejtat e njeriut.

Ai ka bërë thirrje që vendimi i Kushtetueses, për rishqyrtim të gjykimit, të zbatohet menjëherë. /Express/