Delawie: Krenar për ngritjen e aktakuzës për mashtrimet me pensionet e veteranëve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Greg Delawie, ka komentuar mbi ngritjen e aktakuzave për mashtrime me pensione të veteranëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Loading...

Në një postim në Twitter ai ka thënë se “ ndihet krenar” për hapin e bërë nga Kosova.

“Është ngritur aktakuzë për mashtrim me pensionet, krenar për Kosovën për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm për luftimin e korrupsionit”, ka shkruar Delawie. /Telegraf