Del video e grabitjes spektakolare të bankës TEB

Është publikuar video e cila tregon momentin e grabitjes së degës së TEB Bankës në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Loading...

Dyshohet se katër persona e kanë kryer këtë grabitje, tre prej të cilëve ishin future brenda në bankë kurse tjetri ka ruajtur jashtë.

Në video shihet se personat ishin të maskuar dhe ishin të armatosur me armë të gjata, shkruan Indeksonline.

Menjëherë është alarmuar Policia e Kosovës e cila është vënë në ndjekje të grupit, porse aktualisht nuk ka informacione për kapjen e tyre.

Rikujtojmë se grabitjet e armatosura nëpër banka kanë qenë të shpeshta kohët e fundit. /Gazeta inFokus