Një kompani franceze pretendon të ketë shpikur një pilulë që mund të bëjë gazrat tuaja me aromë të këndshme.

Po, ne të gjithë e njohim dikë që mund ta përdorë këtë, apo jo?

Tabletat janë krijuar nga një shpikës i quajtur Christian Poincheval, me bazë në qytetin perëndimor francez të Gesvres dhe – ai pohon – se ato mund të transformojnë gazrat tuaja me aromën e bukur të çokollatës ose trëndafilave.

Po, ky alkimist anal në fakt mendohet se mund të bëjë gazrat tuaja të kenë aromë trëndafilash. Mirëpo kjo pilulë thuhet se ishte në treg që nga viti 2007 sipas faqes zyrtare të kompanisë së quajtur Lutin Malin.

Ata pretendojnë se pilula është krejtësisht e natyrshme, nuk ka ndonjë medikament apo ndonjë substancë të bazuar, por vetëm një “shtojcë dietetike e bazuar në përbërësit natyralë” që do të bëjë që aroma normale e gazrave të jetë e këndshme.

Pretendohet se e ashtuquajtura “Fart Pill’’ është rezultat i hulumtimeve dhe testeve të gjata dhe është në shitje që nga viti 2007.