Deklarata e ashpër e Thaçit, thotë se Haradinaj mund ta humbë postin e Kryeministrit

Presidenti Hashim Thaçi doli para mediave me një fjalim ‘aktakuzë’ të përgatitur ndaj kryeministrit Haradinaj dhe deklaratave që ky i fundit i ka pasur rreth idesë së Presidentit për ndryshimin e kufijve me Serbinë.

Presidenti Thaci, që thyen rekord në përdorimin e fjalës “korrigjim”, tha se edhe kryeministri Haradinaj duhet të korrigjoj deklaratat e tij.

Loading...

“Jam i sigurt se kryeministri ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij rreth dialogun, pa dialog nuk ka të ardhme atlantike për Kosovën”, tha presidenti në konferencën e mbajtur për media.

Thaci tha se Kryeministri nduhet të korrigjohet, në të kundërtën ata që nuk korrigjohen, ndërrohen.

“Tek e fundit që pozitat tona nuk janë të përhershmë, kryeministrat dhe presidentet mund të ndërrohen, shkojnë e vinë, gjithësesi mund të ndërrohen ata që nuk korrigjohen”, tha Thaçi