I dehur gjuan me armë zjarri dhe tenton ta takojë kryetarin e Komunës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar në Istog, pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte shtënë me armë zjarri dhe kishte shkuar te Kuvendi Komunal-Istog, me qëllim që të hyjë në zyrën e kryetarit.

Një person i dyshuar në gjendje të dehur kishte shtënë me armë zjarri para një restoranti, e më pas ka shkuar që të takohet me kryetarin e Komunës së Istogut, mirëpo i njëjti është ndaluar nga personi përgjegjës.

Loading...

Nga i dyshuari është konfiskuar revolja e llojit “Si Sauer”, me një karikator, 9 fishekë të kalibrit 9 mm, si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. /GazetaExpress