Dëgjim publik për shpronësimin e pronave në Drenas

Në bazë të vendimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës për shpronësimin e përhershëm dhe tabelës së elaboratit për ndërtimin e linjës ajrore 230kV për kyçje e nënstacionit në Drenas, zona kadastrave Drenas, Krajkovë dhe Shtrubullovë, ju njoftojmë se me datën 22.01.2018 duke filluar nga ora 10:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës mbahet dëgjim publik me pronarët e zonave kadastrave si më lartë.

Për më gjerësisht, ju mund të shikoni më poshtë edhe njoftimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth kësaj procedure të shpronësimit.

Njoftim

Në mbështetje të paragrafit 7.3 të nenit 8 të  Ligjit nr. 03/L-139  datë 26.03.2009 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205 datë 28.10.2010, dhe pikës Nr.3 të Vendimit të Qeverisë     Nr.14/21  datë 22.12.2017,  njoftohen të gjithë subjektet në listën bashkëlidhur këtij njoftimi se:

  1. Për arritjen e qëllimit  të ligjshëm publik  të ndërtimit të  linjave  ajrore, kabllore 110kV, 230kV,  kyqjen e nënstacioneve  dhe vendosjen e infrastrukturës dhe/ose stabilimenteve të nevojshme për avancimin e mirëqenies së përgjithshme ekonomike dhe/ose shoqërore të Kosovës, mbas plotësimit të të gjitha kushteve të përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 4 të  Ligjit nr. 03/L-139  datë 26.03.2009 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205 datë 28.10.2010, në vijim të kërkesës së bërë nga ana e Kompanisë Publike Qëndrore  KOSTT(Operatori i Sistemit,Transmisionit dhe Tregut Sh.A), Qeveria në zbatim të ligjit të lartpërmendur, ka miratuar Vendimin Nr.14/21  datë 22.12.2017,  për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të përhershëm dhe me krijimin e të drejtës së  servitutit për interes publik  të   pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit  të cilat preken nga realizimi i Projekteve:

–          Ndërtimi i linjës ajrore 110kV Therandë- Nën Stacioni Rahovec, zonat kadastrale:Rahovec, Hoqë e Madhe, Zoqishtë, Optereshushë dhe Brestovc, Komuna e Rahovecit dhe  zonat kadastrale Suharekë, Reshtan, Studentqan, Samadrexhë të Komunës së Suharekës,

–          Ndërtimi i linjës ajrore 230kV per kyçjen  e Nën Stacionit Drenas, zonat kadastrale Drenas, Krajkovë, Shtrubullovë, Komuna e Drenasit,

–          Ndërtimi i linjës kabllore 110kV – Nën Stacionit Prishtina 6- Nën Stacionit Prishtina 4, zona kadastrale Prishtinë, Komuna e Prishtinës,

–          Ndërtimi i linjës kabllore 110kV per kyçjen  e Nën Stacionit Mitrovica, zona kadastrale Mitrovicë, Komuna e Mitrovicës,

–          Ndërtimi i linjës ajrore dhe  kabllore 110kV per kyçjen  e Nën Stacionit Fushë Kosovë, zona kadastrale Fushë Kosovë, Komuna e Fushë Kosovës dhe zona kadastrale Uglarë, Komuna e Graqanicës,  sipas tabelave të përshkruar nga evidencat kadastrale përkatëse për titullarët  e pronave të paluajtshme, pozitën e tyre në kuadër të projektit të interesit publik si dhe sipërfaqeve të tyre, të cilat tabela janë  pjesë përbërëse e këtij vendimi.

  1. Qeveria do të marrë një Vendim Preliminar mbi Ligjshmërinë e Shpronësimit të Propozuar, brenda 30-ditëve kalendarike, mbas përmbushjes së kushteve të përcaktuara në nenin 9 të Ligjit nr. 03/L-139  datë 26.03.2009 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205 datë 28.10.2010, lidhur me organizimin e dëgjimit/ve  publike.

 

  1. Çdo person i interesuar ka të drejtë të  paraqesë komentet e tij me shkrim lidhur me shpronësimin e propozuar në Organin Shpronësues, brenda 10 ditëve kalendarike, mbas shpalljes së Vendimit të QeveriseNr.14/21  datë 22.12.2017,  për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim, në Gazetën Zyrtare të Kosovës dhe në një gazete me tirazh të madh në Kosovë.

  1. Qeveria do të mbajë një dëgjim publik lidhur me shpronësimin e përhershëm dhe shpronësim më të drejten e krijimit te servitutit  të kërkuar për ndërtimin e linjave  ajrore, kabllore 110kV, 230kV,  kyqjen e nënstacioneve  Zonat Kadastrale Rahovec, Hoqë e Madhe, Zoqishtë, Optereshushë dhe Brestovc, Komuna Suharekës,  zonat kadastrale Reshtan, Studentqan, Samadrexhë,  Komuna Drenas, zonat kadastrale Drenas, Krajkovë, Shtrubullovë, Komuna Prishtinë, Mitrovicë, Fushë Kosovë  dhe zona kadastrale Uglarë, Komuna e Graqanicës.

  1. Të gjithë personat të cilët janë zyrtarë publik të Komunës në të cilën mbahet dëgjimi publik apo pronarë ose zotërues të interesit në pronën e cila gjendet brenda kësaj Komune ose avokat apo përfaqësues të ligjshëm të këtyre personave, kanë të drejtë të marrin pjesë në dëgjimin publik.

 

  1. Çdo person i lartpërmendur do t’i jepet mundësi e arsyeshme për t’i shprehur mendimet e tij/saj gojarisht lidhur me shpronësimin e kërkuar në përputhje me paragrafët 2 deri 4 të nenit 9 të Ligjit nr. 03/L-139  datë 26.03.2009 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205 datë 28.10.2010.

 

  1. Çdo person i cili dëshiron të marrë pjesë ose të shprehë mendimet e tij/saj në dëgjimin publik duhet të sjellë me vete prova të arsyeshme (dokumente) të cilat dëshmojnë se ai/ajo është në fakt zyrtar publik, pronar ose zotërues i interesit ose avokat ose përfaqësues i ligjshëm i atij zyrtari publik, Pronari ose Zotëruesi të Interesit.

 

  1. Dëgjimi publik  lidhur me shpronësimin e kërkuar, të  të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Drenas do të mbahet nëDatë  22 Janar  2018 Ora 10.00, në sallën e Kuvendit të Komunës, përkatësisht për zonat kadastrale:

 

Drenas, Krajkovë dhe  Shtrubullovë

  1. Dëgjimi publik  lidhur me shpronësimin e kërkuar, të  të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Rahovecit do të mbahet nëDatë 23 Janar   2018 Ora 10.30, në sallën e Kuvendit të Komunës, përkatësisht për zonat kadastrale:

Rahovec, Hoqë e Madhe, Zoqishtë, Opterushë dhe Brestovc

  1. Dëgjimi publik  lidhur me shpronësimin e kërkuar, të  të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Suharekës do të mbahet nëDatë 24 Janar   2018 Ora 10.30, në sallën e Kuvendit të Komunës, përkatësisht për zonat kadastrale:

Suharekë,Reshtan, Studentqan, Samadrexhë

  1. Dëgjimi publik  lidhur me shpronësimin e kërkuar, të  të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Fushë Kosovës do të mbahet në Datë 25 Janar   2018 Ora 12.00, në sallën e Kuvendit të Komunës, përkatësisht për zonat kadastrale:

Fushë Kosovë

  1. Dëgjimi publik  lidhur me shpronësimin e kërkuar, të  të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Graqanicës do të mbahet nëDatë 25 Janar   2018 Ora 10.00, në sallën e Kuvendit të Komunës, përkatësisht për zonat kadastrale:

Uglare

  1. Në rast se prona e cila është objekt i kërkesës shpronësohet pas përmbylljes së procedurës së shpronësimit të iniciuar në përputhje me atë kërkesë, asnjë kompensim nuk do të paguhet për shpenzimet ose vlerën e çfarëdo përmirësimi të bërë në pronë, objekteve të ndërtuara ose zgjeruara në pronë, ose pemëve apo bimëve të mbjellura në pronë pas datës së përmbushjes së dispozitave përkatëse të paragrafit 8 të nenit 8 të Ligjit nr. 03/L-139  datë 26.03.2009 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205 datë 28.10.2010. Çdo person i cili pretendon se ka një interes pronësor ose interes tjetër të ligjshëm në pronën përkatëse këshillohet ta shqyrtojë Ligjit nr. 03/L-139  datë 26.03.2009 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205 datë 28.10.2010,dhe të kërkojë ndihmë profesionale juridike për kuptimin e të drejtave të tyre sipas  ligjit.

 

  1. Çdo Person i cili nuk është emëruar në njoftim dhe i cili pretendon se zotëron një interes pronësor ose interes tjetër të ligjshëm në cilëndo parcelë të pronës së paluajtshme të përshkruar në njoftim menjëherë duhet të dërgojë në Organin Shpronësues një përshkrim të pretendimit të tij/saj, bazën juridike të atij pretendimi si dhe kopjet e certifikuara të çfarëdo dokumenteve që ndërlidhen me atë pretendim.