Jep dorëheqje dega e PD-së në Drenas

Vehbi Berisha, Nasuf Gashi nga Drenasi, dhe  disa anëtar të  partisë së Drejtësisë të Komunave të tjera  kanë dhënë dorëheqje  nga postet e tyre paraprake, këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i PD-së Gëzim Kelmendi me anë të një postimi në profilinë e tij zyrtar ne rrjetin social Facebook.
Reagimi i tij i plotë:
Dorëheqje nga Partia e Drejtësisë,
Të nderuar qytetarë,ju njoftojmë se unë ,
Gëzim Kelmendi- nënkryetar i PD dhe Kryetar i degës së PD në Pejë,
Vehbi Berisha-anëtar i Kryesisë së PD ,
Myhedin Sylqa-anëtar i Kryesisë së PD,
Berat Dajaku-anëtar i Kryesisë së PD dhe Kryetar i degës së PD në Skënderaj,
Nasuf Gashi -Kryetar i degës së PD në Drenas,
dhe komplet degët:
1.Dega e PD në Pejë,
2.Dega e PD në Drenas,
3.Dega e PD në Skënderaj,
japim dorëheqjen ( largohemi) nga të gjitha funksionet në Partinë e Drejtësisë.
Arsyet e dorëheqjes tonë janë të shumta,por nuk janë të panjohura për ju.
Tradhëtia dhe mashtrimi i vazhdueshëm i votuesve të PD në veçanti dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi,lakmia dhe uria për pushtet,shkelja e parimeve për interesa përsonale dhe për përfitime të ndryshme nga ana e Partisë së Drejtësisë,na bëjnë neve që të largohemi nga Partia e Drejtësisë.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi,
Deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës