Dega e Partisë Fjala në Drenas uron kryetarin e ri të KBI-së, Mulla Valon Bequku

Sot për vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas qëndruan një delegacion nga Partia FJALA – Dega në Drenas.

Loading...

Kjo vizitë u udhëheq nga Kryetari i degës  Vehbi Berisha së bashku me Nënkryetarin Prof. Fatos Veliu, ku vizita kishte qellim urimi ndaj Mulla Valon Bequkut për zgjedhjen e tij në krye të Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, të cilit i uruan shumë suksese në punët dhe angazhimet e tyre në të ardhmen.

Me kryetarin e sapo zgjedhur, Valon Bequku, u diskutua rreth aktiviteteve dhe kërkesave të tyre si institucion ndaj Komunës së Drenasit, si dhe po ashtu rreth rolit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas.

Të pranishmit u njoftuan edhe me kontributin e Këshillit të Bashkësisë Islame në të kaluarën por edhe tani gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Drenasit. Kryetari Bequku i informoj se ditë me parë kishte zhvilluar  edhe një takim me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ku edhe ka marr premtime për qasje më konstruktive ndaj kërkesave të tyre e sidomos për çështjen e mbulimit të shpenzimeve të varrimit për qytetaret e Drenasit, e cila çështje është ngrit dhe diskutua edhe nga Asambleistet në Kuvendin Komunal të Drenasit.

Kryetari i ri premtoj se do të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha institucionet në Drenas në realizimin projekteve të ndryshme për të mirën e qytetareve të Drenasit. Ky takim u përmbyll me urimet më të mira që të gjithë së bashku të jemi në shërbim të te gjithë qytetareve të Drenasit.

Veba dhe Valoni2

Veba dhe Valoni