DBZHR-ja mbështet fermerët me serra

Drejtoria  për Bujqësi dhe Zhvillim Rural sipas Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015  ka marr vendim për mbështetjen e sektorit të perimëtarisë duke i subvencionuar fermerët me serra të tipit “Tunel” në sipërfaqe prej 100 m2 dhe 50 m2. Projekti do të realizohet në bashkëfinancim në mes komunës dhe fermerit ku  participimi i fermerit do të jetë  300 euro  për serrat me sipërfaqe 100 m2, ndërsa participimi për serrat me sipërfaqe 50 m2 do të jetë 150 euro.
Të drejt aplikimi për serrat me sipërfaqe 50 m2 kanë të gjithë fermerët të cilët i  plotësojnë kriterët e përcaktuara nga Drejtoria  për Bujqësi dhe Zhvillim Rural:
  • Të jetë banorë i Komunës së Mitrovicës  ;
  • Të ketë përvoje në prodhimtarin e perimeve në serra ;
  • Të participoi në financimin e projektit me 150  euro ;
  • Lokacioni i serres të jetë afër vendbanimi;
  • Të posedoj burim të ujit të mjaftueshem dhe të përshtatshëm për ujitjën e perimeve ;
  • Siperfaqe të tokës se mjaftueshme për vendosjen e serres dhe të përshtateshme
 për kultivimin e perimeve ;
  • Përparsi kanë fermeret me gjendje të rënd ekonomike;
  • Përparsi kanë fermeret që nuk janë përfitues të me parshem nga Komuna apo Ministria.
Të drejt aplikimi për serrat me sipërfaqe 100 m2 kanë të gjithë fermerët të cilët i plotësojnë kriterët e përcaktuara nga Drejtoria  për Bujqësi dhe Zhvillim Rural:
  • Të jetë banorë i Komunës së Mitrovicës ;
  • Të ketë përvoje në prodhimtarin e perimeve në serra ;
  • Të participoi në financimin e projektit me 300  euro ;
  • Të ketë minimum 50 m2 serrë ;
  • Lokacioni i serres të jetë afër vendbanimi;
  • Te posedoj burim te ujit të mjaftueshem dhe të përshtatshëm për ujitjën e perimeve ;
  • Siperfaqe të tokës se mjaftueshme për vendosjen e serres dhe të përshtateshme
 për kultivimin e perimeve ;
  • Përparsi kanë fermeret me gjendje të rënd ekonomike;
  • Përparsi kanë fermeret që nuk janë përfitues nga projektet e komunës në tri vitet e fundit përveç përfituesve të serrave.
Të gjithë fermerët e komunës së Mitrovicës kanë kohë që t’i paraqesin aplikacionet e tyre deri më 9 mars.