Dashnori e pëson keq gjatë arratisjes, bie nga kati katërt – xhirohet nga kalimtari

Video e një burri nudo duke dalë nga dritarja e një banese është bërë virale në mediat sociale.

Raportohet se ai kishte shkuar për të vizituar të dashurën, por në shtëpi ishte kthyer burri i saj.

Loading...

Ndaj zgjidhja e vetme për të ishte të dilte nga dritarja e pallatit, duke krijuar një skenë si nëpër filma.

Burri shihet tërësisht i zhveshur duke zbritur nëpër parvazet e dritares por për një moment i shkëputen duart dhe bie.

Për fat të mirë, ai nuk bie drejtpërdrejt në tokë, por në një kontejner mbeturinash, duke shpëtuar nga vdekja e sigurtë.