Danilo pranon ofertën e Realit?

 

Mbrojtësi Brazilian i Portos, Danilo, është në qendër të vëmendjes në tregun e transferimeve. Anësori kërkohet nga klubet më të mëdha evropiane.
Sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, futbollisti brazilian ka pranuar që të transferohet në Santiago Bernabeu, pas përfundimit të këtij sezoni.
Sipas gazetës Reali duhet të paguaj rreth 25 milion euro për “shokun” e Neymarit.
Danilo kërkohet edhe nga Barcelona, Manchester United e Liverpool./DrenicaPress/