Gëzim Kryeziu, ekzaminer me profesion, para pak çastesh është prangosur nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit se ka pranuar ryshfet nga një kandidat për patentë shofer në Prishtinë.

Bashkë me Kryeziun, portali Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë së Prishtinës, shkruan se është arrestuar edhe Ekrem Zhegrova nga “Money Gram”. Ky i fundit dyshohet për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi.

Ndryshe, Gëzim Kryeziu është edhe Asamblisti i Komunës së Therandës, nga partia Iniciativa Qytetare e Therandës.

No tags for this post.