Të shpeshta janë grabitjet në çdo vend të Kosovës. Përpos veturave të cilat në të shumtën e rasteve thyhen për t’i marrë gjësendet që gjenden brenda tyre, njësoj po thyhen edhe shtëpi e lokale të ndryshme.

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar një grabitje e tillë ndodhi në qendër të Prishtinës, saktësisht në afërsi të objektit të Qeverisë.

Dy persona të cilët nuk kishin madje as maska kanë arritur të hapin derën e lokalit, duke marrë kështu disa gjëra që gjendeshin brenda.

Sipas pronarit të lokalit nga kjo grabitje i janë shkaktuar dëme të mëdha, ku është vjedhur arka si dhe  200 e 10 euro, raporton Indeksonline.

Sipas tij grabitësit nuk kanë arritur të marrin më tepër, pasi është aktivizuar alarmi dhe të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë, por që ende nuk dihet nëse kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar.