Një avion ushtarak belg është përplasur në territorin francez ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Bretanjës, midis provincave Pluvignerit dhe Landalulit ditën e sotme.

Avioni ‘’F-16 B’’ u rrëzua dhe njëri prej pilotëve u shpëtua nga forcat e emergjencës, ndërsa kolegu i tij po qëndron i varur në kabllot e tensionit të lart elektrik.

Zona është evakuar dhe në terren ndodhen 100 policë.

No tags for this post.