Ç’po ndodh me Instagram? Rrjeti social mbyll llogaritë false

 

Rrjetin social më popullor në botë, Instagram ka marrë një vendim. Instagram ka mbyllur llogaritë false të hapura në këtë media sociale.

Disa përdorues të Instagram, janë zgjuar sot me 200 followers më pak, shkruan Mirror, transmeton Newsbomb.al.

Në fakt kjo është një politikë e ndërmarrë nga Instagram që në nëntor të vitit 2018, por duket se ka filluar të vihet në zbatim sot.

Asokohe, media sociale në një postim argumentonte se Instagram është duke forcuar rregullat dhe si pasojë do të fshijë të gjithë llogaritë false.

“Ne kemi ndërtuar një strategji të re e cila do të identifikojë llogaritë false dhe do të mundësojmë heqjen e aktivitetit joautentik. Kjo është negative për komunitetin dhe shkel Udhëzimet dhe Kushtet e Përdorimit’, thuhej në njoftim.