Para pak çastesh ka filluar takimi i miqësores ndërmjet Feronikelit dhe AC Milan, ndeshje kjo që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Sipas burimeve të GazetaBlic në ‘Fadil Vokrri’ të kapacitetit 13.500 ulësesh, nuk gjinden as 5 mijë shikues.

Si duket çmimet e larta kanë ndikuar në dështim total për këtë takim.

Ndërkaq më poshtë mund t’i shikoni edhe disa nga fotografit që e dëshmojnë këtë zbrazëti në stadium.

Kujtojmë se çmimet e biletave fillonin nga 35 euro, 50 euro, 85 euro, 115 euro dhe deri në 155 euro në zona VIP.