‘Çmenduria’ e Perez, zbulohet si deshi ta shkarkonte Lopeteguin gjatë ndeshjes me Plzen

Kemi raste të ndryshme të shkarkimit të trajnerëve nëpër botë, por asnjëherë nuk kemi dëgjuar që një trajner të shkarkohet derisa po zhvillohej ndeshja.

Loading...

I pari që ka mundur ta përjetojë këtë, është trajneri i Real Madrid, Julen Lopetegui.

Mediet në Spanjë raportojnë se Florentino Perez ka qenë tepër i zhgënjyer me lojën e Real Madridit në fitoren 2:1 ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve, sa ka dashur që lajmin e shkarkimit trajnerit Lopetegui t’ia kumtojë gjatë zhvillimit të kësaj ndeshje.

Është dashur ndërhyrja e zyrtarëve të tjerë të klubit për të bindur Perez që të heq dorë nga ky veprim.

Por, mendjen e Perez nuk do të mund t’ia ndryshojë më askush nëse Julen Lopetegui nuk arrin rezultat pozitiv ndaj Barcelonës të dielën në ‘Camp Nou’./Lajmi.net/