Çka po ndodh në Skenderaj, mbrëmë u dogj edhe një shtëpi (Foto)

Raste të përfshirjes së shtëpive nga flaka në Skenderaj kanë filluar të shtohen. Kujtojmë se ditë më parë një shtëpi në fshatin Çitak u përfshi nga flaka, fatmirësisht nga e gjithë kjo pati vetëm dëme materiale. Një rast i ngjashëm është shënuar edhe dje, po në të njëjtin fshat, në Çitak të Skenderajt, njofton Drenica Press

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45, ku shtëpia e Florim Çitakut është përfshi nga zjarri dhe shkaktari i zjarrit dyshohet të jetë faktori njeri.

No automatic alt text available.

Drenica Press mëson se kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga  drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ibush Hetemi, kanë dalë në vendin e ngjarjes, për ta parë situatën së afërmi dhe për të biseduar për gjendjen e kësaj familje. /Drenica Press/

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing

Image may contain: 2 people, people standing and indoor