Çka po ndodh me degën e AAK-së në Drenas

Bujar Morina, ish kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Drenas, ka konfirmuar se kjo degë tashmë është shuar.

Loading...

Morina tha se arsyeja e largimit të tij nga AAK-ja ishte personale dhe se ai nuk kishte më çfarë tjetër t’i ofronte kësaj dege.

“Dega e AAK-së në Drenas është shpërbë komplet, arsyet janë personale”, tha Morina për lajmi.net.

Më tutje Morina tha se sa ishte në AAK ka punuar shumë, dhe se respekt të madh ka për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Sa ishim në Aleance kemi punuar bashkë, ndërsa për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj kam respekt të madh, por nuk e kam gjet vetën aty”, tha Morina.

Lajmi.net ka biseduar përmes telefonit edhe me nënkryetarin e AAK-së, Ardian Gjini për të komentuar rreth shuarjes së AAK-së në Drenas, mirëpo ai nuk kishte ndonjë informacion rreth këtij rasti.

Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me anë të një komunikate njofton se dega e kësaj partie në Drenas nuk është shuar.

“AAK në Drenas nuk është shuar, por disa nga udhëheqja kuislinge e degës ka kaluar në PDK”, thuhet në komunikatën e kësaj partie, thotë kumtesa, transmeton Koha.net.

Sipas AAK-së koordinatori i kësaj dege për Drenas, Zeqir Kiqina, është njëri ndër luftëtarët e orëve të para. Pjesëtar i një familjeje të nderuar dhe me traditë, njeri me një profil e personalitet të pakontestueshëm prej sot është adresa e re e forcimit të Vizionit të AAK-së në Drenas.

“Angazhimi tij në AAK është një mundësi e mirë e Drenasit dhe e përkrahësve të AAK-së , që rrugëtimi i ynë i përbashkët të jetë në drejtimin e duhur”.