Cilat kafshë mund të theren kurban e cilat jo

Kafshët te cilat mund të theren për kurban janë: lopët, devetë, dhentë dhe dhitë.

Për të qenë i vlefshëm kurbani duhet t’i plotësojë këto kushte: lopët duhet të kenë me shumë se dy vjet, devetë më shumë se pesë vjet, dhentë më shumë se gjashtë muaj, ndërsa dhitë më shumë se një vjet.

Loading...

Po ashtu 4 lloje te kafshëve nuk mund të theren: kafsha e verbër, kafsha e sëmurë, kafsha e gjymtë, kafsha e çaluar.

Në therjen e një lope për kurban mund të marrin pjesë shtatë persona, në deve dhjetë persona, ndërkaq delja mund të theret për një person dhe familjen e tij.