Chisora fiton ndaj Takam me nokaut teknik pas një lufte brutale, Eddie Hearn thotë se ishte përballja më e mirë që ka parë ndonjëherë në pesha të rënda

Dereck Chisora thotë se ka “lindur përsëri” dhe se dëshiron një përballje me kampionin e peshave të rënda Anthony Joshua, e gjitha kjo pas fitores të shtunën mbrëma ndaj Carlos Takam.

Loading...

Chisora e bëri atë që Joshua dhe Alexander Povetkin e kishin vështirë ta bënin ndaj boksierit kamerunas.

Dereck Chisora në momentin e futjes në ring në O2 Arena, Londër, Angli (Foto: Getty Images)

Meçi mes Takam dhe Chisoras ishte një betejë e vërtetë e peshave të rënda. Takam tregoi edhe një herë që përkundër faktit se është 37-vjeçar, kundërshtarët e tij duhet të lodhën shumë nëse dëshirojnë të triumfojnë ndaj tij.

Rundat e parë i takuan Takam, pastaj Chisora ktheu dominimin për ta lëshuar pastaj prapë. Por, në rundin e tetë Chisora i dha një goditje të fortë Takimit, por ky i fundit arriti të ngrihet. Nuk shkoi gjatë dhe u rrëzua për herë të dytë, ku gjyqtari ndali meçin dhe kështu i dha fitoren Chisoras me nokaut teknik.

Álvaro Carrera@alvarocv94

| ¡Qué manera de empezar la noche en Calgary! Doble patada al hígado de Devin Powell para acabar con Álvaro Herrera.

Álvaro Carrera@alvarocv94

| ¡Wooooow! Dereck Chisora conectó un tremendo volado que tumbó a Takam. Este se levantó, pero grogi, no se cubrió y Chisora no tuvo piedad. Increíble KO. pic.twitter.com/mk5FBIcjR7

“Ishte e vështirë, por kjo fitore është shumë e rëndësishme për mua. Takam është një kundërshtar i vështirë”.

“Jam 34 vjeçar, por ndihem si 21. Kam lindur përsëri. Besoj në Zot dhe kundërshtarin e radhës do ta rrëzoj për Zotin”.

Dereck Chisora gjatë Carlos Takam gjatë meçit (Foto: Getty Images)

“I kam thënë Eddie (promoterit të Joshuas dhe të tij) të më gjejë diçka, por ai po ikë me zgjuarsi”.

“Nuk luftoj për veten, por për fansat”, ka thënë Chisora pas fitores në O2 Arena, fillimin e meçit e keni më poshtë te video nga minuta 2:40:00.

Eddie Hearn e cilësoi këtë ppërballje si më të mirën ndonjëherë që ka parë nga dy boksierë të peshave të rënda. /Telegrafi/