Chievo e Hetemajt befason Interin (Video)

Chievo ka shkaktuar befasi në xhiron e parë të Serie A.

Loading...

Skuadra e shqiptarit Përparim Hetemaj ka shënuar fitore para shikuesve të vetë në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi” kundër  Interit me rezultat 2-0.

Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit, rrjetat e ekipeve respektive heshtën përgjatë 45-minutshit të parë të ndeshjes, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se Andrea Ranocchia (17’) pati rastin më të mirë në pjesën e parë për Interin, ndërsa Chievo nuk e shfrytëzoi një rast përmes Riccardo Meggiorini (40’).

Por, skuadra vendase arriti të kalojë në epërsi me të filluar pjesa e dytë e takimit.

Mesfushori me tipare sulmuese, Valter Birsa përmes një gjuajtje të fuqishme të topit ka shënuar gol tre minuta pas fillimit të 45 minutshit të dytë.

Pas dhjetë minutave të golit të parë, Interi pati një rast përmes qendërmbrojtësi Miranda, i cili nuk u tregua i saktë para portës së Stefano Sorrentinos.

Në vazhdim të takimit, futbollistët e zikaltër shtuan sulmet drejt golit të Chievos, por të gjitha ato përfundonin para golit të Chievos, në anën tjetër vendasit përmes kundër zbritjeve e kërkuan rrugën e golit dhe e gjetën përsëri me anë të mesfushorit Valter Birsa, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 81-të dhe kështu takimi përfundoi me rezultat 2-0. /Telegrafi/