Çfarë i thanë njëri -tjetrit Sveçla e Krasniqi në debat, para rrahjes, Donika qeshte (VIDEO/FOTO)

Deputetët Frashër Krasniqi i PSD-së dhe Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes kanë pasur një përplasje fizike pas emisionit Rubikon në KTV, jashtë ndërtesës së televizionit.

Loading...

Lajmin e ka konfirmuar deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, e cila tregoi se ky incident ka ndodhur pas emisionit Rubikon.

“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nis vetëm kur i pash, vërtetë eskaloj situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, ka thënë Gaxherri.

Para përplasjes gjatë emisionit ka pasur një debat të dy deputetëve, që duket se i ka paraprirë përplasjes fizike.

“Nesër keni me ardhë me bo kuorumin, çka doni me thanë tash. A ki me ardh të enjten në seancën e radhës, Glauku ka thanë që s’kthehum në Kuvend. Ma mos thuj fjalë të mëdhaja se ki me u kthy në Kuvend”, i ka thënë Krasniqi deputetit të VV-së.

I menjëherëshm kishte qenë reagimi i Sveçlës.

“Ma, ma se e dijmë na kush i përbin fjalët”, ka thënë Sveçla.

Donika Kadaj ka qeshur me perplasjen e dy ish partiakëve: