Çfarë presim nga Apple këtë vit

Apple njoftoi anëtarët e shtypit që WWDC i tij këtë vit do të zhvillohet më 13 Qershor në orën 10:00 në Bill Graham Civic Auditorium në San Francisko.

Loading...

WWDC është konferenca vjetore e Apple për zhvilluesit. Kompania rrallë njofton produkte të reja në këtë ngjarje, por ajo jep një paraqitje paraprake të versioneve të reja të sistemeve të operimit për iPhone, Mac dhe Apple Watch.

Këtu kemi një paraqitje të vogël të asaj që presim të njoftojë Apple:

  • – Zhvilluesit e palës së tretë do të jenë të aftë të integrohen në Siri, sipas Amir Efrati i The Information. Kjo do të thotë që ju do të jeni të aftë përdorni komanda vokale për të kontrolluar aplikacionet dhe shërbimet tuaja të preferuara.
  • – Apple mund të ndryshojë emrin e Mac OS X në Mac OS, sipas disa dokumenteve të publikuara gabimisht në ueb-faqen e Apple. Ky do të jetë një ndryshim i mirëpritur. OS X ka qenë në qarkullim që në 2001-shin dhe ka kaluar përmes disa përditësimeve që atëherë. “X” nuk ka më ndonjë kuptim pas 15 vjetësh.
  • – Siri ka të ngjarë të vijë në Mac, sipas një fotoje të rrjedhur të zotëruar nga MacRumors.