Çfarë po ndodh në Skenderaj, policia arreston shtatë persona

Hetuesit policor në Skenderaj, me datat6/7 shkurt 2018, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe arrestuar shtatë persona  të dyshuar  për  vepra  penale “vjedhje e rëndë’’ dhe “vjedhje”,vepra këto të raportuara gjate muajit janar dhe shkurt të këtij viti, thuhet në një njoftim të policisë së Kosovës.

Loading...

Në rastin e parë ‘vjedhje e rëndë’  janë arrestuar katër të dyshuar të cilët dyshohet se në bashkëveprim në një shtëpi private  kanë kryer  vepër penale ‘vjedhje e rëndë’.

Po ashtu edhe në rastin tjetër të raportuar ‘vjedhje’ janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar,  ndërsa  në cilësi të provave  materiale tek të dyshuarit janë sekuestruar, gjësende të ndryshme të vjedhura përfshi, llap top, televizor, zmadhues zëri.

Pas procedurave intervistuese, shtatë të dyshuarit janë liruar për procedurë te rregullt.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar kallëzime penale  për veprat penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘ vjedhje’.