Çfarë po ndodh me Feronikelin?

Premtimet e njëpasnjëshme se prodhimi në “Ferronikël” do të rinisë deri në fund të gushtit të këtij viti, siç duket ishin vetëm fjalë, sa për ta larguar vëmendjen e mbi 1 mijë punëtorëve të gjigantit kosovar, të cilët mund të mbesin pa punë.

Loading...

Menaxhmenti i “Ferronikelit” nuk ua ka vazhduar kontratat punëtorëve, të cilët deri më tani janë dërguar në pushim me 70 për qind të pagës, shkruan “Zëri”.

Në komunën e Drenasit vlerësojnë se ndërprerja e prodhimit do të godiste ekonominë familjare paraprakisht, pasi që në “Ferronikel” janë të punësuar mbi 1 mijë punëtorë, përfshirë edhe kontraktorët.

“Ferronikeli”, i cili është privatizuar në vitin 2005, ka ndërprerë prodhimin më 1 prill të këtij viti, për shkak se, siç ishte thënë në një njoftim të New Co Ferronikeli Complex, anëtar i grupit të kompanive Cunico Resoures NV, “të problemeve teknike të zbuluara kohëve të fundit me pajisje të caktuara në fabrikë, të cilat kanosin sigurinë në fabrikë, krijojnë rrezikun që të shkaktohet dëm i pariparueshëm i pajisjeve, dhe në këtë mënyrë detyron vendosjen e menjëhershme të fabrikës në gjendje për riparim, si dhe rënies së vazhdueshme të çmimit të nikelit në tregun e metaleve, e cila po shkakton humbje të konsiderueshme për grupin”. /Zëri/