“Çfarë dreqin është kjo gjë?” Momenti kur piloti amerikan kap një objekt misterioz mbi Oqeanin Atlantik

Një pilot i një aeroplani të Marinës së Shteteve të Bashkuara u trondit pasi kishte parë disa pamje misterioze në qiell pikërisht mbi Oqeanin Atlantik.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për momentin që u kap nga kamera e pilotit dhe u postua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Yjeve, një kompani private kërkimore.

Loading...

Dhe derisa vëren pamjet, piloti bërtet: “Çfarë dreqin është kjo gjë?” derisa sensorët e tij kapin objektin misterioz.

Piloti vazhdon të gjurmojë objektin duke folur me një koleg për atë që mund të jetë.

Sipas mediave të huaja, tri “incidente” të tilla janë bërë publike vitin e kaluar pasi raportet që Pentagoni shpenzuan 22 milionë dollarë për kërkime rreth jashtëtokësorëve.

Christopher Mellon, një ish-zyrtar i inteligjencës i cili shërbeu nën administratën e Bill Clinton dhe George W. Bush, shkroi për arsyen pse qeveria duhet të kujdeset më shumë për këto zbulime.

Ai tha se videot ‘duket se sigurojnë prova të ekzistencës së avionëve shumë më superior se çdo gjë që zotërojnë Shtetet e Bashkuara ose aleatët e saj’.

“A është e mundur që Amerika të jetë teknologjikisht e brishtë nga Rusia apo Kina?” kishte pyetur Mellon.