Çfarë derbi, çfarë tifozërie, mijëra fansa udhëtuan për ta shikuar ndeshjen e Ligës së Parë (Foto)

Liga e Parë po ka shikueshmëri më të madhe se sa Superliga në Kosovë.

Loading...

Sot u zhvillua ndeshja derbi ndërmjet KEK-ut dhe Vushtrrisë e cila përfundoi me rezultat 1:1, transmeton Periskopi.

E veçanta e këtij takimi ishte se rreth 2000 tifozë të Vushtrrisë ishin prezent në stadiumin e KEK-ut ‘Agron Rama’ për ta përkrahur skuadrën e zemrës.

Vushtrria është në pozitën e tretë në tabelë me 53 pikë dhe është pretendent për t’u rikthyer në Superligë. /Periskopi/