Çfarë Barcelone! Rikthim sensacional në tre minutat e fundit (Video)

Nga fitorja në El Clasico, te fitorja me rikthim Ray Vallecanos me rezultat 2-3 në La Liga.

Loading...

Katalunasit u befasuan nga paraqitja e mirë të vendasve, por në fund treguan vendosmërinë e një skuadre të madhe.

Luis Suarez shënoi golin e parë në takim dhe vetmin për Barçën në minutën e 11-të pas asistimit të Jordi Albas.

Në vazhdim ishte koha për Pozon, së pari një shans në minutën e 31-të, kurse goli erdhi katër minuta më vonë. Ndërsa në minutën e 41-të kishte një shans për gol Luis Suarez, por rrjeta e portës së vendasve nuk u tund më në pjesën e parë.

Alvaro Garcia i dha epërsinë vendasve në minutën e 57-të, ndërsa ishte Ousmane Dembele ai që barazoi rezultatin në minutën e 88-të.

Kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të përfundonte me barazim, në skenë doli Suarez me një gol në minutat shtesë.

Pas kësaj ndeshje Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 24 pikë, kurse Vallecano në vendin e parafundit me gjashtë pikë.

Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Real Betisit, ndërsa Vallecano ndaj Villarrealit. /Periskopi/

Shpërndaj