Çfarë amaneti i la Blerim Peci koleges së tij Xhejlane Tërbunja?

U diskutua gjerë e gjatë se pse kolegia më e mirë e më e afërt e të ndjerit Blerim Peci nuk ka asnjë mbishkrim për vdekjen e parakohshme të tij, ndërkohë që të gjithë të tjerët po shkruanin e thoshin diçka, shkruan “Kosovarja”.

Xhejlane Tërbunja, bashkëpunëtorja e afërt e aktorit të humorit Blerim Peci, megjithatë në një intervistë tha se nuk po i besohet që Blerimi nuk është më, e madje po i duket se ai po aktron, po bënë “fore”.

A do të vazhdoj “Vikendi” edhe pa Blerimin? A i ka lënë ai ndonjë porosi e amanet shoqes e koleges?

Siç marrim vesh, “Vikendi” do të hesht./Kosovarja/