Caktohet seanca e jashtëzakonshme

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mërkurën të mbahet seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të grupit parlamentar të LDK-së, njofton Klan Kosova.

Loading...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, beson se kjo do të jetë një reflektim edhe pse pati një propozim që të fillonte nga sot në mënyrë që të ketë harmonizim të rezolutës së përbashkët.

‘Qytetarët e Kosovës duhet të jenë të sigurtë në partitë politike, në Institucionet e Kosovës, për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit’.

‘Do të kemi seancë edhe ditën e enjte me disa pika të rendit të ditës’.

‘Mërkurën do t’i vazhdojmë pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme. Besojmë shumë se do të votohen të gjitha projektligjet’.

‘Ndarje nuk do të ketë kurrë, ne nukduhet të rrezikojmë ndarjen tonë. Duhet të mendojmë për gjërat e rëndësishme dhe nuk duhet të lejojmë që të krijohen situata të cilat mund të na paralizojnë’.