Bytyqi raporton para deputetëve për regjistrimin në Qendrën e Studentëve për komunitetet joshumicë

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim sot do të mbajë mbledhje.

Loading...

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;

Raportim i zot. Shyqiri Bytyqi, ministër i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, lidhur me çështjen e regjistrimit të pjesëtarëve të komunitetit shumicë për vendet e rezervuara të studentëve të komunitetit joshumicë dhe vendeve të rezervuara në Qendrën e Studentëve, për vitin akademik 2018/2019;

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtura më: 27.07.2018;

Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-033 për Produkte të Ndërtimit, me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal;

Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L- 007 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L007 për procedurën jokontestiomore, me amendamentet e Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit;

Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2004/26 për trashëgiminë në Kosovë, me amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit;

Të ndryshme.