Bylykbashi: Pozita në Drenas nuk dëshiron të ballafaqohet me argumente

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Sokol Bylykbashi, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në KK-në e Drenasit, shkruan Gazeta Online Drenicapress.

Loading...

Sipas themeluesit të VV-së në Drenas, edhe sot ka dështuar mbledhja e jashtëzakonshme e kuvendit të komunës së Drenasit, kjo për faktin se pozita nuk dëshiron të ballafaqohet me fakte dhe argumente.

“Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Drenasit, këshilltarët e PDK-së prapë votuan kundër rendit të ditës, veprim ky që bie ndesh me ligjin. Thjeshtë nuk duan debat e as të ballafaqohen me argumentet tona për shkelje ligjore”, ka thënë Bylykbashi./Drenicapress.info/