“Bunjamini” s’ka të ndalur! (video)

Fabrika e Llaqeve “Bunjamini” që merret me prodhimin e ngjitësit për stiropor, ngjitësit për pllaka të qeramikës, fasadë të gatshme dhe suvë (mallter) pritet që ta zgjeoj aktivitetin e saj.
Pronari i kësaj firme, Afrim Shabani, në një takim me drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në Mitrovicë, Nasuf Aliu, ka folur për planin e kompanisë së tij në të ardhmen.
“Në planin e mëtejmë zhvillimor planifikon të zgjerojë kapacitetet dhe të konkurroj për një pronë në zonën e lirë ekonomike, në hapësirë prej rreth 2 hektarësh,  ku do të mund të gjeneronte të paktën 20 vende të reja pune”, ka thënë Shabani.
“Bunjamini” numron 40 punëtorë dhe ka një kapacitet prodhimi  prej 25 tonë llaqe të llojeve të ndryshme brenda ditës.
“Bunjamini” pos që mbulon tregun e Kosovës me prodhimet e saj, eksporton edhe në Francë, Suedi, Gjermani dhe Zvicër, kurse së shpejti pritet që harta e eksporteve të zgjerohet edhe me tutje./DrenicaPress/

Loading...