Buffon jep lamtumirën: Më lanë vetëm

Gianluigi Buffon thotë lamtumirë. Tifozët e Juventusit duhet të rrinë të qetë sepse kapiteni nuk do të largohet nga Torino, por nga posti i pronarit të klubit Carrarese.

“Më 30 qershor do të jetë dita ime e fundit si pronar i klubit toskan”, deklaroi Buffon për mediat italiane.

“Do të largohem nga Carrarese. Veprimi im ka qenë një gjest i dashurisë por që nuk është mbështetur nga ambienti. Kam dashur të pres deri në fund të sezonit për të bërë llogaritë e kësaj përvoje”, u shpreh kapiteni i Juventusit, i cili tashmë do të impenjohet më shumë ndaj Illaria-s