Brosnan: Jam mashtruar nga një kompani e Indisë

Aktori amerikan Pierce Brosnan, pohon të ketë qenë viktimë e një mashtrimi nga prodhuesi indian i freskuesit të frymës, për reklamën e të cilit kishte aktruar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Loading...

Siç bën të ditur BBC, zyrtarët në Indi kanë kërkuar një sqarim nga Brosnan, për arsyet e aktrimit të tij në reklamën për një produkt nga duhani i cili shkakton varësi tek konsumatori.

Në përgjigjen e tij, Brosnan ka theksuar se kompania Ashok&Co kishte fshehur nga ai informacionin se produkti Pan Bahar ka një përmbajtje të dëmshme.

Aktori thekson se ka ndërprerë bashkëpunimin me kompaninë, për të shtuar se do të kontribuojë për shtimin e përpjekjeve kundër reklamave të ngjajshme.

Më herët në vitin 2016, kompania e lartpërmendur njoftoi se produkti nuk përmban duhan.